Arbitrazhi është një lloj i zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve i cili vepron jashtë sistemit gjyqësor të drejtësisë dhe që shërben për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet dy apo më shumë palëve. Arbitrazhet mund të jenë ad hoc, ku palët pajtohen ndërmjet vete për rregullat e procedurës apo të administruara nëpërmjet organizimit të arbitrazhit, ku rregullat e arbitrazhit janë të përcaktuara. Vendimet e arbitrazhit merren nga arbitri apo paneli i arbitrave, ku arbitrat kanë role të ngjashme me gjyqtarët. Këto vendime janë të detyrueshme dhe të zbatueshme, siç parashihet me ligj.
Nëpërmjet ekipit tonë ligjor me përvojë, ne ju ofrojmë mbështetje klientëve tanë në të gjitha llojet e rasteve të arbitrazhit, duke përfshirë po pa u kufizuar në: çështjet pronësore, shkeljet e kontratave, etj. Shërbimet tona të arbitrazhit janë në dispozicion në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, për t’ju ndihmuar të kurseni kohën e vlefshme dhe paratë tuaja, që përndryshe do t’i shpenzonit në procedura të gjata ligjore në gjykata. Me shfrytëzimin e shërbimeve tona, ju jeni të sigurt që ne do t’ju ofrojmë këshillat më të mira ligjore që i përshtaten nevojave tuaja në lidhje me arbitrazhin.